Fluks emigrantësh në Kapshticë, pala greke vetëm me 2 sportele
KORÇE- Festat e fundvitit kanë rikthyer radhët në pikat kufitare, ku është vënë re një fluks tepër i lartë udhëtarësh, pjesa më e madhe e të cilëve janë emigrantë.
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës. Rreth 4174 persona kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa më shumë se 3 350 të tjerë kanë lënë Shqipërinë për të kaluar festat e fundivitit me të afërmit e tyre në Greqi.
Mësohet se pala greke punon vetëm me dy sportele duke krijuar radhë, ndërsa në doganën tonë punohet me 6 të tilla.
Edhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe në portet kryesore të vendit është vënë re një fluks udhëtarësh, por situata nuk paraqitet problematike.
(er.nu/BalkanWeb)