E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut

TIRANË- Leucemia është sëmundja më e rëndë e gjakut. Sëmundja fillon me disa shenja të përgjithshme si: Dobësi, lodhje e shpejtë, dhimbje në muskuj dhe sidomos në eshtra, humbje e oreksit si dhe ngritje të vogla të temperaturës.

Pas kësaj faze sëmundja fillon vrullshëm si një sëmundje ngjitëse me temperaturë të lartë 38-40°C dhe shoqërohet me keqësim të gjendjes së përgjithshme, me dhimbje në fyt dhe në gojë. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë, të cilat përcaktojnë edhe zhvillimin e sëmundjes.

Leucemia akute është më e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj bëhet me ritme të shpejta, ndërsa leucemia kronike mund të vazhdojë me vite të tëra. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›