E Diel, 1 Nëntor 2026

Bari, arrestohet shqiptari me 3.5 kg heroinë me vlerë 100 mijë euro

Gjatë një kërkimi të imtësishëm në muret e një makine e tipit Volkswagen Golf policia italiane ka gjetur drogë të fshehur, e cila kishte si synim tregtinë në Itali.

Burime nga policia bëjnë me dije se pasditen e sotme është vënë në pranga një 48 -vjeçari shqiptar, në Bari të Italisë.

Nga kërkimet e bëra uniformat blu gjetën rreth 3.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë e vendosur në muret e pasme të makinës, e sapo kishte zbritur nga një traget që ishte nisur në Shqipëri.

Mësohet se sasia e lëndës narkotike kishte si synim shpërndarjen në tregun vendas, ndërsa vlera e saj shkonte mbi 100 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›