E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks i hyrje-daljeve ne dogana

Ky vit paraqitet edhe më i suksesshëm se vitet e kaluara përsa i përket numrit të emigranteve dhe turistëvë që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore. Krahasuar me një vit me parë në pikën kufitare të Morinës ka hyrë rreth 20 % më shumë udhëtarë së qershorin e vitit të kaluar. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendit tonë 13354 shtetas me 7784 mjete, ndërsa kanë dalë 8101 me 4716 mjete . Në portin e Durrësit kanë hyrë gjate 24 oreve mbi 6 mijë 400 persona, prej të cilëve 1800 shtetas të huaj. Fluksi rritet çdo ditë e më shumë për shkak të sezonit turistik, kthimit të emigranteve dhe turistëve të huaj, ku në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë hyrë në port 11 % më shumë shtetas, thënë ndryshe 1150 persona më shumë. Ndërkaq në 24 orët e fundit kanë dalë nga kjo pikë kufitare 2635 persona, 974 prej të cilëve shtetas të huaj. Mjete gjithsej kanë hyrë rreth 1590 dhe kanë dalë mbi 600 të tilla. Autoritetet portuale raportojnë se e djela e cila përkon dhe me fillimin e muajit korrik, pritet të sjellë një numër të lartë shtetasish, ku numri i të cilëve pritet të arrijë deri ne 5 mijë brenda një dite, nga ku do të mbërrijnë me 5 tragete.

Gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitare të Kakavijës kanë hyrë në vendin tonë rreth 3158 shtetas shqiptarë me 624 automjete ndërsa kanë dalë nga kjo pikë kalimi për në shtetin fqinje Greqi 2874 shtetas dhe 586 mjete. Pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndersa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Një rritje të fluksit të emigrantëve ka patur edhe në pikan kufitare të Kapshticës . Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3450 emigrantë me 1200 mjete ndërsa kanë dalë 2140 persona me 493 mjete . Pala jonë punon me 9 sportele , ndërsa pala greke me 3 sportele në dalje. Situata është nomale dhe nuk ka radhë pavarësisht fluksit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›