Kukes-Krume nje investim i qeverise shqiptare prej 1.5 miliard leke
Rruga nacionale që lidh Kukësin me rrethin e Hasit,një nga investimet kryesore të qeverisë shqiptare pas ndërtimit të rrugës së kombit, është në fazën intensive të punimeve. Tashmë puna është përqendruar në gërmimet dhe hapjen e trasesë së rrugës, në njërin prej segmenteve më të vështira të saj. Sipas specialistëve supervizore të rrugës, punimet janë brenda afateve dhe sipas kalendarit të tyre. Nga 33 km që është aktualisht rruga Kukës-Krumë ,me ndërtimin e rrugës së re, distanca shkurtohet në 24 km, ndërsa parametrat e saj do të jenë të një rruge bashkëkohore.
Devijimi nga rruga aktuale, jo vetëm shkurton distancën mes dy qyteteve, por rrit edhe sigurinë rrugore,për shkak të terrenit ku kalon. Inxhinierët thonë se punimet parapërgatitore për hapjen e trasesë deri në shtresat e çakullit do të peëfundojne brenda këtij viti.Veçse një rrugë me standarte dhe e sigurtë,ajo është tejet panoramike pasi shtrihet bregut të liqenit të Fierzës. Sipas kontratës,rruga do të përfundojë në maj të vitit 2013 dhe kostoja e saj është
1. 5 miliard lekë. Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë pasi lidh jo vetëm Hasin me Kukësin e pjesën tjeter të vendit por shkurton ndjeshëm edhe distancën e Kosovës perëndimore me Tiranën.