Kapet grabitesi i kazinos Jak Ndoj

Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e vjedhjes me armë të kazinos në qendër të qytetit të Lezhës, ngjarje e cila ndodhi një ditë më parë. Grabitësi është 25-vjeçari, Jak Ndoj, banues në fshatin Barbulloj të Lezhës. Ky i fundit sipas burimeve zyrtare të policisë hyri në kazino gjatë mesnatës, i maskuar dhe nën kërcënimin e armëve detyroi shefin e sallës së lojrave të fatit që t’i jepte shumën e parave që gjendej në kasafortë, që sipas të dëmtuarve është 180 mijë leke. 25-vjeçari ka qenë dhe më pare i dënuar për vjedhje dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake ndërsa policia ndërmori aksione intensive për riarrestimin e tij. Nga kryerja e vendit të ngjarjes në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një gëzhojë pistoletë mod-54 dhe një CD-i, ç’ka le të nënkuptojë se i riu mund të ketë qëlluar brenda kazinosë e cila është në pronësi të një shtetasi nga Tirana.