E Martë, 3 Nëntor 2026

Fluks i lartë në Morin, qytetarët e Kosovës zgjedhin Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë

Duket se qytetarët e Kosovës nuk e kanë prishur traditën e tyre për të festuar pavarësinë në qytetet e Shqipërisë.

Janë me mijëra automjete e qytetarë që kaluan pikën kufitare të Morinit që në orët e para të ditës, fluks i cili ishte për disa orë.

Për ta Kosova ka ecuri të mire në 16 vite pavarësi, gjithsesi i duhet më shumë punë. Nuk mungojnë edhe urimet e tyre në këtë ditë të shënuar duke vënë theksin edhe tek heqja e barrierave mes dy shteteve.

Policia kufitare punoi me procedure të thjeshtëzuar dhe kalimin pa kontrolle në shumicën e rasteve ndërsa mësohet se vetëm gjatë orëve të para të ditës, në Shqipëri përmes Morinit kanë hyrë më shumë se 3700 automjete dhe rreth 10 mijë qytetarë.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›