E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrau fqinjin me thikë – Gjykata e Durrësit lë në burg Ilir Koçilen, kërkon ekzamimim psikologjik të tij

Gjykata e Shkallës së parë në Durrës ka lënë në burg 35-vjeçarin Ilir Koçilja, i cili dy ditë më parë vrau me thikë 46-vjeçarin Halil Koka.

Në gjykatë i pandehuri është shfaqur i penduar, por në deklarimin e tij është shfaqur i paqëndrueshëm mendërisht.

Fillimisht ka deklaruar se ka humbur disa tendera përballë mafias dhe më pas shpjegoi se si kishte ndodhur ngjarja.

Ai tha se kanë qenë 3 vetë që po e ndiqnin për ta rrahur, midis tyre edhe viktima.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj ka kërkuar që të bëhet edhe një ekspertim i gjendjes psikologjike dhe mendore.

Autori ka qenë i dënuar në vitin 2018 për përndjekjen e një shtetasje dhe u dënua me 4 muaj e 20 ditë burg. 

Ai jeton i vetëm në Durrës, pasi familjarët e tij janë në emigracion. Avokati mbrojtës kërkoi mase sigurie “arrest me burg” me afat dhe të vlerësohet gjendja e tij mendore.

Në fund gjykata vendosi “arrest me burg” pa afat.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›