E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks mjetesh ne rruge, kaos ne Durres-Golem

Pothuajse cdo dite shenohen radhe shume te gjata mjetesh ne zonen turistike, nga Ura e Dajlanit deri ne Plepa dhe nga Shkembi i Kavajes, deri ne dalje te Golemit. Situata rendohet jo vetem ne oret e para te mengjesit, apo te pasdites, por edhe ne mbremje, ku te shumte jane automjetet qe levizin pergjate gjithe akseve rrugore. Te shtyre nga kjo situate, drejtoria e Policise Qarku Durres, ne bashkepunim edhe me Policine Rrugore, kane hartuar nje sere masash per disiplinimin e trafikut, si dhe shmangien e aksidenteve rrugore. Eshte kerkuar mbeshtetje edhe nga homologet e Kavajes dhe Tiranes, per te perballuar situaten, kryesisht ne fundjave, ku numri i automjeteve qe i drejtohen zonave turistike te Durresit dhe te Golemit jane te shumta ne numer. Pergjate akseve me problematike, perfshire ketu dhe kryqezimet ku mungon sinjalistika, jane vene shume forca policie. Shefi i qarkullimit te Durresit, Xhemal Lusha, pohon se pergjate ketij sezoni, ashtu si edhe vitet e kaluara, trafiku ngarkohet nga Ura e Dajlanit, ne piken ku bashkohet rruga qe vjen nga autostrada Tirane-Durres dhe rruga dalese e Durresit per te vijuar drejt Plazhit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›