Aksidenti shokues, rrugoret ia hedhin fajin shpejtesise
Pamjet qe te ofron vendi i ngjarjes, vetem 20 kilometra larg qytetit te Durresit, ishin mjaft shokuese. Kudo qe hidhje syte ne nje gjatesi prej 25 metrash, shikoje vetem gjak si dhe sende personale te viktimave, te cilat ishin te shperndara pertoke. Automjeti me te cilin po udhetonin viktimat ishte shkaterruar plotesisht. Cdo pjese e tij ishte shkeputur, ndersa kishte mbetur vetem pjesa ballore e makines, e cila rrinte ne dy gomat e para. Po keshtu sipas punonjesve te policise, viktimat kishin dale nga automjeti, ndersa gjymtyret apo organet jetesore te tyre ishin te shperndara gjithandej. Kreu i rrugoreve te Durresit, Xhemal Lusha, e cilesoi ngjarjen tragjike, ndersa keshilloi kujdes nga shoferet qe te mos tejkalojne shpejtesine edhe kur rruga eshte pa fluks mjetesh.
Pamja ka qene mjaft tronditese edhe per efektivet e policise, te cileve iu eshte dashur me shume se 30 minua te normalizonin situaten dhe te mblidhnin ate cfare kishte mbetur nga aksidenti tragjik. Menjehere ne vendngjarje eshte ngritur nje grup hetimor, por edhe eshte rrethuar skena e vendit ku u perplasen mjetet. Fillimisht ka pasur probleme ne qarkullim, pasi qindra drejtues mjetesh kane ndaluar ne rruge per te pare cfare kishte ndodhur. Ne disa momente eshte shkaktuar konfuzion tek shoferet dhe udhetaret, kurse uniformat blu vendosen te disiplinonin qarkullimin dhe te patrullonin ne autosraden Tirane-Durres.
Kreu i Policise Rrugore te Durresit, Xhemal Lusha, thote se menjehere pasi u njoftuan, kane marre masat per te shmangur aksidente te tjera, pasi kishte shume mbetje ne rruge dhe u krijua konfuzion tek shoferet. "Jemi duke hetuar ngjarjen, por nga demtimi i mjeteve mendohet se mund te jete shkak humbja e kontrollit dhe shpejtesia. Gjithsesi ende nuk kemi dale ne nje konkluzion perfundimtar", tha Lusha per gazeten "KJ".
Sipas tij, situata nis te veshtiresohet qe ne 15 diteshin e pare te muajit korrik dhe vijon deri ne fund te muajit gusht, te cilat konsiderohen si periudhat qe dynden me shume pushues drejt bregdetit dhe shenohen me shume aksidente. Situata me kaotike, aty ku dhe perqendrimi i efektiveve te policise se qarkullimit, si dhe atyre te rendit, eshte rruga nga Plepat deri ne Golem. Gjithsesi aksidenti i ndodhur ne autostrade i ka vene ne levizje rrugoret, por ata keshillojne qe shoferet te mos ecin me shpejtesi te madhe ne rruge. "Per t'i sherbyer sa me mire qytetareve, per te normalizuar situaten kaotike si dhe per te parandaluar incidentet e mundshme, kemi marre masa, jo vetem ne shtimin e efektivave te policise, por edhe ne ndeshkimin e drejtuesve te automjeteve", sqaroi Lusha.
Rrugoret tronditen nga pamjet ne vendngjarje
Zyrtare te policise thane per gazeten "KJ" pas aksidentit, se ishte nje nga ngjarjet me te dhimbshme dhe me skenen me tragjike. Kudo sipas tyre mund te shihje pjese te makinave, sendeve personale dhe deri tek gjymtyret. Copeza te shperndara gjithandej, ne nje skene me rreze te pakten prej 100 metrash. Makinat ishin kthyer ne llamarina dhe ne vendngjarje mund te shihje vetem njolla te zeza nga karburanti, frenimi dhe gjurmet e shumta te gjakut. Madje sipas tyre dy prej viktimave ishin te paidentifikueshem, si pasoje e demtimeve te medha qe kishin pesuar ne pjesen e kokes dhe fytyres.
Enkelejda Arapi