E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks në Kakavijë, rreth 11 mijë persona përpunohen në 24 orë

Fluks i shtuar udhëtarësh është regjistruar gjatë këtij fundjave në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku vetëm në 24 orët e fundit janë përpunuar mbi 10 mijë e 800 shtetas.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata, autoritetet kanë shtuar sportelet në dalje të territorit shqiptar.

Aktualisht, në Kakavijë po punohet me 5 sportele, nga të cilat dy janë të dedikuara për autobusët, ndërsa tre për automjetet e vogla.

Fluksi pritet të vijojë të jetë i lartë edhe gjatë ditës, për shkak të lëvizjeve të shumta të udhëtarëve gjatë fundjavës.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë durim, të respektojnë udhëzimet e policisë dhe rregullat e qarkullimit, me qëllim shmangien e vonesave dhe garantimin e një lëvizjeje sa më të sigurt në zonën kufitare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›