E Diel, 1 Nëntor 2026

Flukset e turizmit mbështesin lekun, euroja në rënie në fillim të tetorit

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Flukset e turizmit edhe gjatë fillim tetorit vijojnë të mbështesin lekun, ndërsa euro ka shënuar një dobësim të lehtë në tregun vendas të këmbimit valutor.

Euroja e ka mbyllur javën e fundit të shtatorit dhe fillimin e tetorit në rënie përballë lekut, ndërsa dollari amerikan, paundi britanik dhe franga zvicerane kanë shënuar forcim në tregun valutor vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, më 28 shtator një euro u këmbye me 92 lekë, ndërsa më 2 tetor zbriti në 91,98 lekë, duke shënuar një rënie prej 0,02 lekësh gjatë kësaj periudhe.

Në të kundërt, dollari amerikan ka fituar terren ndaj lekut. Më 28 shtator, monedha amerikane u këmbye me 80, 86 lekë, ndërsa më 2 tetor arriti në 81,88 lekë, duke u rritur me 1,02 lekë.

Edhe paundi britanik e ka mbyllur javën me forcim të lehtë. Nga 107,4 lekë më 28 shtator, kursi i tij u rrit në 108,01 lekë më 2 tetor, ose 0,77 lekë më shumë.

Ndërkohë, franga zvicerane ka shënuar një nga rritjet më të dukshme gjatë kësaj periudhe. Ajo u këmbye me 97,30 lekë më 28 shtator dhe arriti në 98,76 lekë më 2 tetor, duke u forcuar me 1,46 lekë.

Forcimi i lekut ndaj valutave të huaja po mbështetet nga flukset turistike shoqërohen me hyrje të valutës në ekonomi, krahas burimeve të tjera si investimet e huaja direkte dhe remitancat. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, investimet e huaja direkte kanë shënuar nivele rekord, prej 1,144 miliardë eurosh, duke përforcuar hyrjet valutore në vend dhe duke ndikuar në kërkesën për lekun.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›