E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi i emigranteve në kufi

Si çdo periudhe festash edhe këtë fundvit është shtuar fluksi i lëvizjeve ne pikat e kalimit kufitar. Mbërritja ne një kohe e pese trageteve ne portin e Durrësit ka shkaktuar kaos dhe pakënaqësi te emigranteve qe vijnë për te festuar ne atdhe. Pavarësisht se te gjithë sportelet ishin ne funksionim te plote, ato nuk kane mundur te përballojnë numrin e emigranteve te cilët janë irrituar nga kjo situate kaotike. Vetëm mëngjesin e sotëm nga porti i Durrësit kane hyre 6500 emigrante dhe 3200 automjete. Krejt e qete paraqitet situata ne doganën e Kapshticës dhe Kakavijës. Edhe pas liberalizmit te vizave nga pikat e kalimit kufitar raportohet një numër me i madh hyrjesh se sa daljesh nga Shqipëria. Vetëm 24 orët e fundit nga Kakavija kane ardhur rreth 4800 emigrante për te kaluar festat ne atdhe, ndërsa 2600 te tjerë i janë drejtuar Greqisë për te festuar me te afërmit atje. Pavarësisht fluksit ne fundjave, situata ne sportele ka qene e qete, si nga pala greke ashtu dhe ajo shqiptare. Gati e ngjashme është atmosfera edhe ne doganën e Kapshticës. 24 orët e fundit kane hyre ne Shqipëri rreth 5 mije emigrante, ndërsa 2300 persona janë larguar drejt shtetit fqinj. Autoritet doganore bëjnë te ditur se po punohet me kapacitete maksimale me 6 sportele nga te dyja palët e për përpunimin e te dhënave.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›