Drerët “n’tripa”
Nga Express më 27 dhjetor 2010 në ora 10:09
Shkencëtarët zbuluan se kafshët, sidomos drerët, konsumojnë rregullisht kërpudha “magjike”, të cilat shkaktojnë halucinacione, e që i gjejnë në natyrë.
Kjo është arsyeja pse banorët lokalë shpesh vërejnë këto kafshë se si ecin vërdallë pa baraspeshë duke lëshuar zëra të pazakontë.
Andrew Haynes, shkencëtar, i cili shkroi për zbulimin e tij në revistën “Pharmaceutical Jounral”, beson se drerët qëllimisht kërkojnë kërpudha halucinante për të ikur të paktën përkohësisht nga monotonia dhe dimrat e gjatë e të padurueshëm.