Pema në formë pudingu
Nga Express më 27 dhjetor 2010 në ora 10:08
Një pemë në formën e një pudingu gjigant është zbuluar në Yeovil, Angli. Çifti Roger dhe Valerie Holley i kanë dhënë formën interesante bredhit të tyre, duke i shtuar edhe kremin, manaferrat dhe një gushëkuq të madh në majë.
U deshën plot 6 vjet që pema të merrte formën rrumbullake dhe dy javë për të bërë gushëkuqin duke përdorur një top palestre dhe pjesë qilimash. Roger përdori bojë për të lyer pemën në pjesën e saj të sipërme për të dhënë idenë e kremit.
“Të shohësh gëzimin e fëmijëve kur kalojnë para shtëpisë sonë është kënaqësi. Kjo pemë është dhurata jonë për komunitetin”, shprehet Roger.