E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluksi i emigranteve shtohet monedha europiane ne treg

Monedha europiane është shtuar në tregun shqiptar. Duket se fluksi i emigrantëve shqiptarë  apo të huajve që vijnë të pushojnë në Shqipëri, kanë sjellë më vete edhe qarkullim të lartë të monedhës europaine. Kjo ka ndikuar direkt në forcimin e lekut  në tregun valutor vendas.
Sipas anëtarit të  Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadare, megjithëse remitancat, pra të ardhurat nga emigrantët nuk janë në nivelin e 5 viteve më parë, këtë vit nuk konstatohet rënie. Në vitin 2011, prurjet e emigrantëve ranë me 10 për qind se në vitin 2010.
Ekspertët e shpjegojnë këtë me faktin e pasigurive në sistemin bankar në vendet ku emigrantët jetojnë dhe sjelljen e të ardhurave të tyre në bankat shqiptare.
Sipas zotit Kadare, kursi i këmbimit në Shqipëri reflekton qëndrueshmëri dhe asnjëherë luhatje të forta, gjë që është shumë pozitive, veçanërisht për bizneset.
Specialistët mendojnë forcimi i monedhës shqiptare pritet që të vazhdojë përgjatë gjithë verës pasi të ardhurat që kanë sjellë emigrantët kanë shtuar euron në qarkullim. Një tjetër arsye që ka ndikuar në dobësimin e euros ka të bëjë me krizën që po përjetojnë disa vende të eurozonës dhe veçanërisht Greqia.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›