E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina pret Trojken

Për herë të parë që prej tetorit 2011 trojka shkon në Athinë me përfaqësues të BE, FMN dhe BQE, për të mbikëqyrur përparimet në masat greke për reforma.
Nga raporti i shumëpritur i kontrollorëve financiare do të përcaktohet nëse Greqisë do t'i jepen ndihma të reja dhe nëse programi aktual i kursimeve duhet të korrigjohet, ashtu si dëshiron qeveria e koalicionit në Athinë.
Shumë herë tashmë iu është dashur ta shtyjnë misionin e tyre ekspertët financiare ndërkombëtarë, si rezultat te zhvillimeve ne greqi.
Por qeveria e re greke e filloi mandatin me premtimin se do të rinegociojë kursin aktual të kursimeve dhe do të zbusë pasojat e tij sociale. Koalicioni qeverisës nën drejtimin e Samaras pret që kursi reformator të shtrihet deri në vitin 2016, në mënyrë që vendi "të mund të marrë frymë", siç thuhet shpesh në Athinë.
Nga raporti i kontrollorëve financiare do të përcaktohet nëse Greqisë do t'i jepen ndihma të reja dhe nëse programi aktual i kursimeve duhet të korrigjohet, ashtu si dëshiron qeveria e koalicionit në Athinë.
Objektivi kryesor i palës greke është të arrihet zgjatja e kohës për shlyerjen e kredisë së re si dhe transferimi për në muajin shtator i masave 11,5 miliardë euro, që Trojka i kërkon menjëherë.
Anëtari i bordit ekzekutiv, ne BQE Jorg Asmussen duke folur për televizionin publik gjerman ARD, sqaroi se “objektivat e programit”, domethënë stabilizimi i buxhetit dhe rifitimi i kompetivitetit, nuk lejohet të preken”.
“Nëse qeveria ka ndërmend të ulë një taksë, atëherë do të duhet, në të njëjtën masë, të rritë një taksë tjetër”, theksoi Asmussen, anëtar i bordit të BQE dhe ish zëvendësministër i financave të Gjermanisë.
Negativ u deklarua Asmussen edhe për mundësinë e zgjatjes së afatit për arritjen e objektivave të programit, pasi, siç theksoi, një gjë e tillë do të kishte si pasojë marrjen e më shumë kredive nga vendet e eurozonës dhe FMN.
Gjithsesi, Jorg Asmussen u shpreh edhe një herë tjetër në favor të qëndrimit të Greqisë në eurozonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›