Fluturimet. Konkurrenca Hiqni ekskluzivitetin e Rinasit
TIRAN- Dhenia e ekskluzivitetit te fluturimeve civile aeroportit te Rinasit pengon futjen e bizneseve qe jane te interesuara te investojne ne tregun e fluturimeve nderkombetare ne Shqiperi. Ky eshte vleresimi i Komisionit te Konkurrences ne lidhje me koncesionin e dhene nga qeveria Nano ndaj nje kompanie te huaj qe ka nen administrim aeroportin e Rinasit per nje periudhe 20 vjecare.
Koncesioni u miratua ne tetor te vitit 2004 me kushtin qe ky aeroport te kishte ekskluzivitetin e fluturimeve nderkombetare ne Shqiperi. Nisur nga situata e krijuar ne nje kohe kur aeroporti i Kukesit nuk eshte futur ne perdorim edhe per kete shkak Ministria e Transporteve i eshte drejtuar Autoritetit te Konkurrences duke i ofruar edhe kontraten koncensionare per te marre nje mendim ligjor nese kjo marreveshje cenon apo jo konkurrencen ne treg.
Ne pefundim pas shqyrtimit te dokumentacionit Komisioni i Konkurrences kerkoi rishikimin e kontrates koncensionare me arsyetimin se ne formen se si ajo eshte hartuar pengon futjen e subjekteve te tjere ne tregun e fluturimeve ne Shqiperi. Dhenia e te drejtes ekskluzive per te operuar si aeroporti i vetem per fluturime nderkombetare ne Republiken e Shqiperise perben barriere ne treg duke pengura hyrjen e konkurrenteve te rinj ne te per transport paragjeresh apo mallrash - citohet ne pergjigjen qe i ka kthyer Komisioni i Konkurrences Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve.
Madje komisioni ka sugjeruar edhe nje zgjidhje e cila sipas tyre do te ishte kufizimi i territorit ekskluziv te ketij aeroporti ne nje rreze prej jo me shume se 100 km nga Rinasi. Sipas Komisionit kjo eshte edhe nje praktike qe ndiqet rendon edhe ne vendet e BE-se duke u percaktuar edhe ne direktivat e Komisionit Europian.
Aeroporti Nene Tereza ne Rinas iu dha me koncesion per nje periudhe 20 vjecare ne vitin 2004 nje kompanie te huaj. Sipas kontrates shteti shqiptar do te perfitonte rreth 109 milione euro nga kjo marreveshje nderkohe qe verifikimet e mepasshme te Kontrollit te Larte te Shtetit nxorren ne pah se nese do te administrohej nga vete shteti shqiptar te ardhurat nga aeroporti do te ishin rreth tre here me te medha. Nderkaq ekskluziviteti i fluturimeve qe ka Rinasi po mban peng futjen ne perdorim te aeroportit te Kukesit i cili ka perfunduar tashme dhe pervec avioneve te proves aty nuk eshte ulur asnje mjet tjeter fluturues. Ky aeroport eshte dhurate e qeverise se Emirateve te Bashkuara Arabe dhe ka kushtuar rreth 30 milione dollare.
Ndarja e OSSH-se
Komisioni i Konkurrences ka kerkuar ndarjen financiare dhe te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes tani CEZ Shperndarja. Sipas rekomandimeve te pasqyruara edhe ne raportin vjetor te Autoritetit te Konkurrences ndarja e OSSH-se nga Furnizuesi publik me pakice duke operuar me portofole te ndara do te rriste edhe me teper konkurrencen ne kete segment te tregut te cilat tashme jane te liberalizuara. OSSH-ja nderroi emrin dhe strukturen ne tetor te vitit te shkuar duke e bere nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes ne CEZ Shperndarja.
Tregu i grurit
Drithrat kane njohur nje shtrenjtim te ndjeshem gjate muajve te fundit duke rritur ne kete menyre edhe cmimin e bukes. Perpos zhvillimeve ne tregjet nderkombetare te cilat kane ndikuar ne rritjen e cmimit te dritherave jane te shumta dyshimet se kjo situate po shfrytezohet edhe nga tregtaret vendas. Per kete arsye Komisioni i Konkurrences ka nisur tashme nje hetim ne tregun e grurit qe prej gushtit te vitit te shkuar. Pikenisja e hetimit ishte funksionimi i tregut te bukes ne Korce. Krahas tregut te grurit verifikimet e Autoritetit gjate vitit 2011do te shtrihen edhe ne ate te gazit.
Sherbimet bankare
Rekomandimet e Komisionit te Konkurrences ne lidhje me tarifat e sherbimeve te aplikuara nga bankat e nivelit te dyte ne vend u bene shkak per nje mori deklararash dhe kuderdeklaratash midis Autoritetit te Konkurrences dhe Bankes se Shqiperise. Sipas Komisionit te Konkurrences bankat qe operojne ne vend nuk aplikojne tarifa te njejta me simotrat e tyre ne vendet e rajonit. Nisur nga keto te dhena qeveria ka nisur tashme punen per hartimin e nje drafti ligjor ne lidhje me tarifat e sherbimeve aplikohen nga bankat.