Dosja K ne Tirane Blerim Destani ne premiere

Nje vit pas premieres ne Belgjike filmi Dosja K Dossier K Dhjetor 2009 i regjisorit Jan Verheyen me skenar te Carl Joos dhe Eric Van Looy vjen ne kinemate e Tiranes. Dosja K ka premieren sonte ora 19.00 ne kinema Imperial Sheraton. I pranishem ne premiere eshte aktori shqiptar Blerim Destani.
Ne vjeshten 2010 Destani u vleresua per lojen te Dosja K Aktori me i Mire ne edicionin e trete te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres kurse filmi u vleresua me cmimin special te Jurise.
Dosja K i bazuar ne romanin me te njejtin titull te Jef Geeraerts eshte nje thriller policor. Nazim Tahiri ne rol Blerim Destani qe jeton me familjen e tij ne veri te Shqiperise Bjeshket e Nemura merr vesh qe i ati i tij vritet ne Anverse Belgjike nga anetare te klanit rival Gaba. Ne emer te Kanunit Nazimi udheton drejt Belgjikes per te marre gjak. Kjo eshte njera linje qe ndjek historia e filmit.
Nje linje e dyte eshte ajo mes klaneve shqiptare te trafikimit te armeve dhe droges dhe ndjekjes nga policia flamande. Komisari Vincke ne rol Koen De Bouw eshte ngarkuar me investigimin e ketyre klaneve kriminale te njohura si te egra dhe hermetike. Hetimi i vrasjeve te kryera nga Nazim Tahiri hap nje perspektive me te gjere per policine flamande hetimin per trafikimin e armeve nga ana e klanit Gaba.
Interpretojne Koen De Bouw Werner De Smedt Blerim Destani Hilde de Baerdemaeker Filip Peeters R.Kan Albay Jappe Claes Kushtrim Sheremeti Eglantina Cenoimeri etj.