E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, mblidhen liderët e PES-së për ekonominë

Liderët europiane të Partive Socialiste janë mbledhur në Athinë, për të diskutuar lidhur me planet e përbashkëta në ekonomi. Në këtë takim merrte pjesë edhe kreu i Partisë Socialiste të Shqipëri Edi Rama.
Takimi drejtohej nga lideri i grupit të socialiste europianë dhe Poul Nyruop Rasmusen dhe nga kreu i qeverisë socialiste greke Jorgo Papandreu. Diskutime të gjata janë mbajtur lidhur me situatën ekonomike të Greqisë dhe Irlandës, kreditë dhe gjendje e tyre financiare. " Ne duhet të arrijmë në një marrëveshje të përbashkët që të qetësojnë tregjet, ndryshe Europës do ti shtohen presioni" ka deklaruar Papandreu.
Ndërsa Rasmusen ka pohuar se partitë socialiste kanë propozime konkrete dhe progresiste lidhur me krizën aktuale ekonomike ne Europë, të tilla si rënia e normës së interesat nga Fondin e BE-së dhe FMN-së, si një mekanizëm mbrojtës për mbrojtjen e Greqisë dhe Irlandës. Të dy këto vende kanë përfituar paketa ndihmash për të përballuar krizat, të cilat mund t`i silnin falimentim. Por presionet e tregjeve, ka bërë që vendet europianë, shumica e të cilave drejtohet nga parti konservative, kanë bërë që të shtrëngojnë mekanizmat mbrojtës.
" Mazhoranca konservatore e Bashkimit Europian është përgjegjëse për vazhdimin e krizës. Ata nuk kanë treguar solidaritet” deklaroi Rasmusen, duke shtuar se socialistët europianë edhe tani kërkojnë interesa më të ulta për Greqinë dhe Irlandën.
Socialitët europianë, të eurozonës, qeverisin në Spanjë, Greqi dhe Portugali, ndërsa ata në Francë dhe Gjermani janë në opozitë. Megjithatë gjatë këtij takimi, socialistët e eurozonës, Portuagalia dhe Spanja nuk qënë të pranishëm. Mes tyre pritet të dalë një marrëveshje e përbashkët për një paketë e cila do të paraqitet në në samitin e 11 marsit në Bruksel, përpara nënshkrimit të marrëveshjes nga liderat e BE, në 24 dhe 25 mars.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›