UEFA Nations League, Shqipëria merr fitoren e parë

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Kombëtarja kuqezi ka fituar me rezultatin 2-0 takimin e parë në Ligën e Kombeve (UEFA Nations League) përballë kombëtares së Bjellorusisë, ndeshje e vlefshme për Grupin C1 (Liga C), ku 18.150 spektatorë shijuan spektaklin e Kombëtares sonë nën drejtimin e parë zyrtar të trajnerit italian Maran.
Pas një fillimi më të mirë të miqve, të cilët arritën të dominonin në mbajtjen e topit deri në 60% me 40%, gradualisht kuqezinjtë fituan kontrollin e lojës dhe arritën pas disa rasteve të gjenin rrugën e golit në minutën e 34-t me Kristjan Asllanin. Ai ktheu në gol 11-metërshin e fituar nga kapiteni Berat Djimshiti.
36’ Rey Manaj arrin të lirohet në një mundësi të artë, por nuk godet si duhet në momentin final.
Goli i dytë u shënua nga Ernest Muçi në minutën e 46-të, pas një asisti të Elseid Hysajt.
Pjesa e dytë ishte dominim total i kuqezinjve, teksa miqtë u përpoqën vetëm të mos pësonin më shumë gola.
Edhe pse trajneri Maran bëri disa zëvendësime për ta freskuar skuadrën, rezultati mbeti i pandryshuar, pavërësisht rasteve të shumta të krijuara.
Kështu Kombëtarja jonë merr një fitore duke bindur me lojë dhe rezultat, i cili mund dhe duhej të kishte qenë më i thellë.
Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes San Marinos e Finlandës u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin tenistik 0-7, ku vendasit luajtën me 10 futbollistë që nga minuta e 51-të.
Pas 3 ditësh, më 29 shtator, kombëtarja kuqezi udhëton drejt San Marinos për takimin e radhës.
Shqipëri-Bjellorusi; fotoreporter: Andrin Hoxha 1 nga 21