E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluturon 12 mijë km për të kuruar pickimin e bletës

Share

Ndodh kështu kur je i dashuri i Elton John. Partneri i tij, David Furnish, duket se i ka shumë qejf aeroplanët pasi ka udhëtuar 12 mijë kilometra për një trajtim special pasi e kishte pickuar një bletë.

Furnish mori avionin personal të John në Australi dhe shkoi deri në Los Angelos për shkak se nuk e duronte ënjtjen e krijuar pas pickimit të insektit. Mediat rozë u çmendën pasi menduan se ai ishte sëmurë rëndë. Por zëdhënësi i Elton John tha se ishte thjesht një pickim blete. Furnish është shumë mirë, tha zëdhënësi i John. Megjithatë, vetë këngëtari ishte shqetësuar aq shumë, sa kishte në plan të shtynte turin në Australi, që të ishte pranë dashurisë së tij, që po vuante kaq shumë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›