E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sdo ketë më virgjëresha po u bënë gratë shofere

Share

Nëse gratë do lejohen të ngasin makinën, atëherë në Arabinë Saudite nuk do ketë më virgjëresha. Kështu ka paralajmëruar këshilli fetar i këtij vendi.

Një raport, i ashtuquajtur shkencor, arrin në përfundimin se nëse do hiqet urdhër-ndalimi ndaj grave shofere- gratë e burrat do kthehen në homoseksualë.

Konkluzionet janë hartuar nga studiuesit e Majlis Al-Ifta Al-Aala, që është këshilli më i lartë fetar në Arabinë Saudite.

Raporti i tyre ka vlerësuar impaktin e mundshëm që mund të ketë lejimi i grave që të ngasin makinën.

Arabia Saudite është i vetmi vend në botë ku gratë nuk lejohen ta bëjnë një gjë të tillë.

Në raport thuhet se brenda 10 vitesh nuk do ketë më virgjëresha në vend nëse lejohet kjo gjë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›