Meksi: Ulja e normes baze te interesit, pozitive per ekonomine
Ulja e normes se interesit per monedhen vendase, Leku, me 0.25%, eshte vleresuar si nje mase e duhur per ekonomine shqiptare nga anetarja me e re e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, Ermelinda Meksi. Ne nje prononcim per mediat, lidhur me kete fakt, ajo tha se ky ndryshim do te sherbeje stimulimin e kreditimit per bizneset, duke i sherbyer keshtu edhe gjallerimit te ekonomise. "Ulja e normes baze te interesit per Lekun, do te rrise interesin per kreditim", tha ajo. Kjo, pasi me uljen e ketij treguesi, do te ulen ne te njejten kohe edhe interesat e kredive qe u jepen bizneset nga ana e bankave. Duke i stimuluar ata ne kete menyre qe te jene me te predispozuar qe te vazhdojne huamarrjen per te nxitur ecurine e sipermarrjeve. Nga ana tjeter, edhe kostoja e parase paraqitet me e ulet, duke bere qe te stimulohet qarkullimi me i madh i saj. Te mos harrojme se ekspertja qe e ka pershendetur nje mase te tille, ka qene deri para pak kohesh deputete e Partise Socialiste, e cila e la mandatin e saj parlamentar per te qene anetare e keshillit mbikeqyres te institucionit qendror bankar ne vendin tone. Ky i fundit, komunikoi para dy ditesh, vendimin per uljen me nivelin prej 0.25% te normes baze te monedhes vendase, e cila pas kesaj mase, nga niveli 5% qe ishte, arrin ne 4.75%. I komunikuar nga Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, ai u argumentua prej tij si nje mundesi per te shmangur pasigurite qe po krijohen se fundmi nga kriza qe po perfshin vendet e Eurozones. Kuotimi i normes baze te interesit ne nivelin prej 4.75 % shenon ne fakt, nivelin me te ulet te shenuar ndonjehere per kete tregues ekonomik te vendit tone. Vetem para pak kohesh, Banka e Shqiperise ndermori nje mase tjeter te uljes se normes baze te interesit.