E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet Pish-Poro shkrumbohen dhjetra hektare me pisha

Zjarret shkrumbojnë dhjetra hektarë me pisha në pyjet me pisha të Pish-Poros dhe Delisufit në Vlorë. Flakët janë përhapur masivisht gjatë natës dhe kanë qenë prezente edhe gjatë paradites së sotme. Zjarrfikësit dhe strukturat vendore në Vlorë janë përpjekur prej orësh për shuarjen e flakëve, duke ia arritur qëllimit në një masë të konsiderueshme.

“Situata mund të them që është e mirë. Kemi një përmirësim të pjesshëm në këto orë të pasdites për shkak të ndalimit të erës. Zjarri ka filluar që në orën 9 të mëngjesit. Ka pasur një përkeqësim deri në orën që po flasim. Nuk kemi prognozë të mirë sepse në ditët në vijim temperaturat do të rriten”-tha Eduard Veçani, prefekt i qarkut të Vlorës.

Vetëm gjatë muajit të fundit në qarkun e Vlorës ka patur rreth 50 raste të vënies së zjarreve, por në më të shumtën e rasteve, kanë djegur rrënjët e ullinjve. Për herë të parë, flakët kanë përfshirë një pyll me pisha, duke dëmtuar ekologjinë e zonës përreth.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›