Fonde per ish-te perndjekurit te paret ata qe jane gjalle

Brenda vitit 2012 të gjithë ish-të përndjekurit që janë gjallë do të përfitojnë të gjithë shumën e mbetur nga këstet të cilat ishin parashikuar të shpërndaheshin në një afat kohor prej tetë vitesh. Sipas kreut të ish të përndjekurve politikë, Simon Miraka me ndryshimet më të fundit në ligj kjo kategori do të përfitojë totalin e shumës së mbetur brenda një kësti.
“Për të burgosurit mbi moshën 85 vjeç në 2012-ën, nuk do të marrin me këste, por e gjithë shuma që ka mbetur do të merret me një këst duke i zbritur shumën që ka marrë. Sipas informacioneve që kam, deri nga fundi i muajit mund të dalë numri i saktë i të burgosurve që janë gjallë nga sektori i dëmshpërblimit pranë ministrisë së financës”-tha Miraka.
Sipas kreut të ish-të përndjekurve për kategorinë tjetër është kërkuar një afat më i shkurtër për dëmshpërblimet.
“Në ligj e ka të përcaktuar që do të mbyllet për 8 vjet, por të gjitha përpjekjet tona, sigurisht edhe me dëshirën e mirë të qeverisë besoj se ky cikël do të mbyllet në një afat kohor më shkurtër, sepse siç thashë, është marrë një vendim që do të bëhet ligj, që në 2012-ën, të gjithë ata që janë mbi 85-vjeç të marrin shumën totale. Shpresoj që përsëri do të ketë ndryshime në ligj sepse gjatë gjithë kohës së daljes së ligjit ka pasur përmirësime dhe do të ketë në mënyrë që koha e dëmshpërblimit të mbyllet në një kohë sa më të shkurtër”-theksoi ai.
Kur nuk mbeten dhe shumë nga lista e personave të cilët kanë marrë dëmshpërblim, afati i shpërndarjes së këstit të dytë do të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit politikë.
Jul Kasapi