E Diel, 1 Nëntor 2026

Foltorja e PD, Berisha: Shpresa e vetme jemi ne

Kryedemokrati Sali Berisha në foltoren e radhës para kryeministrisë ka vlerësuar dhe falenderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e 28 shkurtit.

Në fjalën e tij ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndërsa theksoi se komuniteti ndërkombëtar, ka dhënë mesazhe të qarta.

“Një marsh i paparë më parë në rrugët e Tiranës. Ata dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur. Mirënjohje të pakufishme. Duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike. Rama siç e shihni, pasi është kapur dhe është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet nuk do të luftohet. Deklaroi para shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se vetë korrupsioni. Ai tha shqiptarëve se asgjë nuk më pengun t’ju vjedh me pushtetin që kam. Kjo ishte deklarata më e padëgjuar në historinë e vendit. Kjo deklaratë është bërë kur komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në Tiranë, komisione të KE, ka sjellë mesazhet më të prera më të qarta se vjedhjet e qytetarëve nga qeveria nuk do i tolerojmë. Kurrë ndonjëherë komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë lëvizje kaq të fuqishme. Dy delegacione, mbledhje faktesh, njëri i PE , përfaqësues të 30 partive politike të qendrës së djathtë ishin këtu për mbledhje faktesh. Rama do të ndajë në qytetar mbi ligjin  vetëm”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›