E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni “Egnatia” dhe UST nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Fondacioni “Egnatia” nënshkruan në datën 14 prill 2026, një Marrëveshje Bashkëpunimi, duke vendosur kështu një kuadër të përbashkët për zhvillimin e aktiviteteve në fushën e sportit, edukimit dhe përfshirjes së të rinjve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Kasa, dhe Presidenti i Fondacionit, Agim Demrozi, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe efektive.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është: Zhvillimi i projekteve të përbashkëta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja në programe të financuara nga Bashkimi Europian (Erasmus+, CERV, Horizon Europe, Interreg, IPA, etj.). Nxitja e kërkimit shkencor sportiv, inovacionit dhe përfshirjes sociale përmes sportit.  Angazhimi i studentëve në praktika dhe aktivitete të përbashkëta

Universiteti i Sporteve të Tiranës shpreh përgëzimet për Fondacionin “Egnatia” dhe në veçanti për progresin e Klubit të Futbollit Egnatia, i cili është konsoliduar tashmë si një ndër klubet elitare në kampionatin shqiptar të futbollit, falë performancës, profesionalizmit dhe vizionit të tij drejt suksesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›