Fondacioni Femijet Shqiptare 200 mije euro per femijet

Me te ardhurat nga mbremja gala e organizuar prej fondacionit me presidente znj. Liri Berisha do te ndertohet nje qender kujdesi per 100 femije
Fondacioni Femijet Shqiptare organizoi mbremjen gala te bamiresise me teme finalizimin e Qendres Kombetare te Zhvillimit per Femije. Fondacioni me presidente znj. Liri Berisha me te ardhurat e mbledhura nga mbremja e bamiresise dhe ankandi qe u zhvillua aty do te ndertoje nje qender te re e cila do te krijoje kushte bashkekohore per trajtimin e perditshem te me shume se 100 femijeve vleresimin dhe diagnostikimin e me shume se 1000 femijeve ne vit. Qendra do te kete ambiente te nevojshme per psikologe logopediste punonjes sociale terapiste per te kryer terapi individuale dhe grupi si dhe keshillime per prinderit. Qendra ne ambientet e saj do te kete palestren dhe pishinen terapeutike. Qendra eshte konceptuar gjithashtu si nje berthame shkencore ku specialiste te ndryshem nga Shqiperia te kene mundesine te kryejne kerkime shkencore ne fushen e autizmit dhe zhvillimit te femijeve duke pasur ne dispozicion si ambientet klinike ashtu edhe ambientet e bibliotekes etj. Gjithashtu qendra me sallen e saj te konferencave dhe seminareve si dhe te ambienteve te tjera do te zhvilloje programe trajnimi te specialisteve te ndryshem dhe te studenteve te fushes. Ne kete mbremje ishin te pranishem rreth 300 persona nder te cilet edhe perfaqesues te institucioneve shqiptare ambasadore e perfaqesues organizatash nderkombetare ne Shqiperi si dhe perfaqesues te biznesit shqiptar e te huaj. Gjate fjales pershendetese znj. Berisha u shpreh Kemi ndier mirenjohjen e shume e shume prinderve dhe femijeve te shpetuar respektin e dhjetera jetimeve qe sot vazhdojne shkollat e larta dashurine e te moshuarve ne azilet ku jetojne vitet e fundit te jetes se tyre falenderimin e prinderve te femijeve talasemike qe luftojne cdo dite per piken e gjakut qe eshte baras me jeten. Me tej znj. Berisha vazhdoi Jam ndier gjithmone krenare per pjesemarrjen dhe rolin qe kane luajtur donatoret private ne problematiken sociale qe trajton fondacioni. Nje pjese prej tyre jane sonte ne kete salle por une dua ti falenderoj te gjithe per kontributin e tyre te cmuar pa te cilin nuk do te kishim mundur te arrinim ketu ku jemi sot dhe per besimin e treguar ndaj nesh. Gjithashtu te pranishmit u pershendeten edhe nga themelesi i fondacionit z. Domenick Scaglione i cili falenderoi znj. Berisha per perkushtimin dhe punen e madhe qe po ben per femijet shqiptare ne nevoje. Gjate mbremjes ishte e pranishme dhe pershendeti ministrja e Turizmit te Italise znj. Michela Vittoria Brambilla. Znj. Brambilla vleresoi znj. Berisha per angazhimet dhe perpjekjet per te ndihmuar femijet shqiptare si dhe percolli pershendetjet me te perzemerta nga Kryeministri italian z. Silvio Berlusconi. Ministrja Brambilla i dorezoi nje medalje znj. Berisha me motivacionin Per perkushtim ne ndihme dhe perkrahje te ketyre femijeve te mrekullueshem. Mbremja gala ishte e mbushur me emocione te cilat kulmuan me shfaqjen e nje dokumentari me aktivitetet e fondacionit dhe me performancen live te sopranos shqiptare me fame boterore Inva Mula. Gjithashtu pervec nje programi te kendshem artistik u organizua edhe nje ankand me 16 vepra arti. Te gjitha veprat e artit ishin perzgjedhur me kujdes te vecante nga koleksionet e piktoreve shqiptare me aktivitet te njohur artistik si Sotiraq Kuqali Shkelqim Kokonozi Ali Oseku Genti Korini Vangjush Tushi Heldi Pema Milto Jorgji Orion Shima Arben Bajo Rafael Dembo Alush Shima Ibrahim Kodra Kostandin Shpataraku Vangjush Tushi Alban Hajdinaj dhe Eltion Valle. Te ardhurat nga ankandi jane rreth 200 mije euro te cilat se bashku me te ardhurat nga e gjithe mbremja gala do te perdoren per ndertimin e Qendres Kombetare te Zhvillimit per Femije. Mbremja gala ishte edhe nje moment per te hedhur syte perpara ne axhenden e ngjeshur te fondacionit e cila sigurisht ka nevoje per vazhdimesine e ketyre mbeshtetjeve per te qene sa me prane femijeve qe kane nevoje per dashuri dhe mbeshtetje.