E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e gazetares E pagoi me jete foli me ze te larte

Rrethanat e vrasjes nuk jane akoma te qarta e as ne procesin gjyqesor nuk u tha dicka me shume edhe pse eshte evident motivimi i saj politik. Askush nuk u denua.

Here-here personat paguajne me jete faktin se duan te thone me ze te larte ate qe mendojne. Madje mund edhe te vritet vetem e vetem se me ka dhene nje informacion. Nuk jam e vetmja ne rrezik e kam shembuj qe mund ta provojne kete - jane keto fjalet qe gazetarja ruse Ana Politkovskaja kishte shprehur gjate nje konference nderkombetare te Reporters sans Frontieres per lirine e shtypit e nje mendim qe ne cdo pervjetor te vdekjes se saj eshte i detyrueshem per tu kujtuar.

7 tetor 2006 - 7 tetor 2010 jane plot kater vjet nga vdekja e Ana Politkovskaja gazetares ruse te Novaja Gazeta vrare nga plumbat e nje pistolete ne ashensorin e shtepise ku banonte.

Ndryshe nga autoret e vrasjes apo nenshkruesit e ketij urdhri Ana kishte si te vetmen arme mbrojtese penen e saj dhe faqet e gazetes ku prej vitit 1999 denonconte konfliktin cecen vuajtjen e nje populli te shtypur nga egersia e sherbimeve sekrete ruse nga forca e trupave federale fanatizmi i grupeve rebele nga verberia besnike ndaj ruseve te milicise vendase. Si gazetare reportere e opozitare e bindur e qeverisjes cecene te Ramzan Kadyrovit presidentit filorus e njeriut te besuar te Vladimir Putinit Ana Politkovskaja i ktheu artikujt e saj ne nje zesjelles kurajoz te nje popullsie qe vuante duke shkruar te zezen mbi te bardhe mbi ate cka kronikat e perditshme kishin frike te tregonin. Nga frontet e luftes cecene ne kampet e refugjateve e vendstrehimet e opozitareve te regjimit ajo ndiqte te vetmen linje ate te se vertetes e te luftes kunder dhunimit te te drejtave te njeriut jo vetem ne token cecene por pergjithesisht dhe ne ate ruse.

Ne varrezen e Troekurovit te Moskes ku prehen disa emra te njohur te letersise e artit rus nje varr dallon mbi te tjeret jo vetem per vizitat e shumta ne kete fillim tetori por per historine qe arkitektura e tij tregon ne heshtje. Mbi nje fron ngrihet monumenti i nje gazete prej betoni te shpuar nga vrimat e pese plumbave qe shikimi depertues e i trishtuar i fotografise se Ana Politkovskaja kerkon ende ti pyes Kush e frymezoi kete arkitekture Kane kaluar kater vjet e pergjigjja e saj mbetet ende e pashkruar.

Forma e lakuar e fleteve prej guri sikur te imponon shfletimin e saj me urimin qe plumbat te mos lene me shenje nder faqet ne vijim optimizem ky qe gazetarja ruse rralle here e kish shprehur ne artikujt. Me thone shpesh se jam pesimiste - shkruan ajo ne ditarin e vitit 2004 - se nuk besoj tek forca e njerezve se e kam me Putinin e nuk shoh gje tjeter pervec kesaj. Une shoh gjithcka. Ky eshte problemi im. Shoh gjera te bukura e gjera te shemtuara. Shoh se njerezit duan te ndryshojne jeten e tyre per me mire e nuk jane ne gjendje ta bejne vazhdojne te genjejne veten duke u perqendruar ne gjerat pozitive e shtiren se negativet nuk ekzistojne.

Ana Politkovskaja edhe pas vdekjes se saj vazhdon te jete pesimiste pasi vrasesit e saj jane ende te lire e ka frike se negativiteti i atyre plumbave qe i can gjoksin e qe i kane shpuar faqet e gazetes prej betoni qe i rri mbi koke vazhdon te jete i padukshem.

Dzhabrail e Ibrahim Makhmudov Pavel Ryaguzov e Sergei Khadzhikurbanov qene kater te akuzuarit ne procesin gjyqesor ushtarak per vrasjen e saj. Vetem nje vit me pare 2009 pas 12 ore konsultimesh te 12 gjykatesit vendosen anulimin e ceshtjes per pamjaftueshmerine e provave. Rrethanat e vrasjes nuk jane akoma te qarta e as ne proces nuk u tha dicka me shume edhe pse eshte evident motivimi i saj politik. Vellezerit Makhmudov akuzoheshin si pergjuesit e saj Sergei Khadzhikurbanov si killeri ekzekutues pa emrin e personit qe e kish urdheruar kete vrasje e Pavel Ryaguzov ish-koloneli i sherbimeve sekrete si abuzues i detyres me dhenien e informacioneve per banesen dhe jeten e Ana Politkovskaja. Akuzuesit per vrasje u liruan dhe derguesit e tyre jane te padenuar.

Rusia konsiderohet vendi i trete ne bote i rrezikshem per kedo qe kerkon te ushtroje profesionin e gazetarit e nga viti 2000 deri me sot numri i viktimave ka arritur ne 16 ku vetem ne nje rast eshte gjetur e denuar fajtori.

Sot per sot pushteti eshte vetem nje menyre per te bere leke - vazhdon te shkruaje ajo ne ditarin e saj - asgje tjeter. Cfare ngelet pas tij nuk kurohet. E se dikush ka forcen per tiu kenaqur parashikimeve optimiste le ta beje ate. Eumlshte natyrisht rruga me e shkurter. Por dhe denimi me vdekje per nipat tane.

Ana Politkovskaja nuk e fshehu pesimizmin e saj as kur pershkruante vetveten Jam nje e perjashtuar - shkruante - ky eshte rezultati i punes sime si gazetare ne Ceceni e publikimit te librave te mi ne Perendim per Rusine e konfliktin cecen. Ne Moske nuk me ftojne ne konferenca shtypi e as ne iniciativa ku eshte e parashikuar pjesemarrja e funksionareve te Kremlinit organizatoret nuk duan te jene te dyshuar se kane simpati per mua. E megjithate te gjithe funksionaret pranojne te me takojne kur dua te shkruaj nje artikull apo te kryeje nje investigim. E bejne fshehurazi ne vende qe nuk bien ne sy ne hapesire jashte ne sheshe o ne vende sekrete ku takohemi pasi kemi ndjekur dy rruge te ndryshme sikur te ishim spiune. Jane te lumtur kur flasin me mua. Me japin informacion kerkojne mendimin tim e me tregojne cfare ndodh me udheheqesit por gjithnje eshte sekret. Eumlshte nje situate qe nuk do ta pranosh kurre por qe mesohesh ta jetosh.

Kercenimet e vazhdueshme dhe jeta e perditshme profesionale me te cilen hasej cdo dite e kishin cuar gazetaren ruse ne nje pesimizem te sforcuar qe vetem pas vdekjes gjeti justifikimin e tij konkret.

Ana Politkovskaja botoi gjate karrieres se saj disa libra te suksesshem ku nder me te rendesishmit qene Rusia e Putinit dhe ndalohet te flitet Cecenia turpi i Rusise Cecenia Beslan Teatro Dubrovka te vertetat jo komode te Rusise se Putinit. Ajo eshte njekohesisht mbajtese e cmimeve Global Award for Human Rights Journalism dhene nga Amnesty International Courage in Journalism dhene nga International Womens Media Foundation e cmimi nderkombetar Tizianio Terzani i dorezuar pas vdekjes.

Vrasja e gazetares ruse per momentin mbetet nje enigme e imagjinuar kane kaluar kater vjet e asgje ska ndryshuar vrimat e plumbave i rezistojne kohes. Eumlshte pothuajse nje reflektim rikthyer i fjaleve te saj te dikurshme Per momentin nuk vihen re ndryshime. Pushteti mbetet i shurdhet ndaj cdo shenje alarmi qe vjen nga jashte nga njerezit. Jeton vetem per vete. Te stampuar ka ne fytyre shenjen e bezdise qe dikush mund te pengoje deshiren e tyre per tu pasuruar. Qellimi eshte qe askush mos tua pengoje shoqeria civile shkelet cdo dite me kembe e njerezit binden dite pas dite se opozita e opinioni publik ushqehen ne pjaten e CIA-s te spiunazhit anglez izraelit madje dhe marsian pervec merimanges globale te Al-Kaedes.

Pesimizmi e detyroi Ana Politkovskaja te mendonte per te ndryshuar situaten qe e tille te mos ishte me duke e paguar me cmimin e vdekjes pasi ajo nuk pranonte te rrinte nen nje gjethe ne gjendje vegjetative ne pritje te eres.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›