E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksinat kunder gripit shperndahen 70 mije doza

Tashme ne pjesen me te madhe te farmacive te vendit gjendet vaksina kunder gripit sezonal. Ne treg jane hedhur rreth 70 mije doza nderkohe sipas farmacisteve edhe pse vaksina sapo eshte hedhur ne treg kane nisur kerkesat e para.

Kjo vaksine rekomandohet te behet rreth fundit te muajit tetor pasi stina e gripit e ka fillesen e saj ne muajin nentor dhe parashikohet te zgjase deri ne fund te muajit prill. Personat me ne rrisk per tu prekur nga gripi jane femijet te moshuarit dhe personat me imunitet te dobet ndaj dhe specilaistet rekomandojne qe keto kategori te aplikojne vaksinen kunder gripit.

Nderkohe nga ana tjeter ka edhe nga ata persona te cilet shprehen skeptik per te bere kete vakisine edhe pse ajo rekomandohet nga mjeku pasi frika me e madhe eshte ajo e efekteve anesore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›