E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhuron 3 mijë euro për Mejsin e vogël

mejsiHistoria e Mejsit të vogël 2-vjeçare, (që vuan nga një tumor i rrallë në tru) ka prekur gjithë shqiptarët. Prindërit e saj, nëpërmjet ndihmës së mediave shqiptare kanë muaj që kërkojnë ndihmë financiare nga qytetarë të thjeshtë, biznesmenë si dhe nga vetë Qeveria. Vajza mund të operohet vetëm në Gjermani, por që kërkohet një shumë e madhe lekësh, të cilën familja nuk mund ta përballojë. Këto ditë pas apelit të bërë në media, shumë qytetarë janë sensibilizuar për Mejsin e vogël, duke dhuruar aq para sa kanë pasur mundësi. Ndërkohë që ditën e djeshme edhe Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, i drejtuar nga zonja Liri Berisha ka dhuruar 3 mijë euro për Mejsin. Ditë më parë familja Xhaxha nga Fieri i ishte drejtuar për ndihmë Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, dhe ky i fundit i është përgjigjur apelit, duke i ardhur në ndihmë vogëlushes që vuan nga një tumor i rrallë në kokë. Kjo shumë parash i është dorëzuar familjes, për të ndihmuar sadopak në plotësimin e shumës prej më shumë se 40 mijë euro për operimin e Mejsit. Nismës për të ndihmura Mejsin i janë bashkuar edhe Bashkia Fier, forumi rinor Kristian Demokrat, gjimnazi Petro Nini Luarasi Tiranë, disa politikanë, ndërkohë që sinjale pozitive vijnë edhe nga kreu i ministrisë së Shëndetësisë, Halim Kosova. Mejsi është e prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon ti marrë shikimin dhe më pas edhe jetën. Historia e dhimbshme nisi para 1 viti kur pas ekzaminimeve prindërit mësuan për fatin e keq të vajzës. Familja Xhaxhaj thotë se shpëtimi i vajzës së tyre është i mundur vetëm nga një operacion i specializuar në Gjermani. Familja jep këtë numër kontakti për ndihmë për këdo që ka mundësi të kontribuojë: 0693737533. Ndërsa në një bankë private është hapur ky numër llogarie për të kontribuar 000000460931.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›