Koronavirusi, Shqipëria rrezikohet nga lëvizjet e njerëzve
Ditët e fundit në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë po flitet për koronavirusin apo siç njihet ndryshe edhe “sarsi i ri”. Ky virus ka alarmuar të gjithë botën për shkak të përhapjes së shpejtë dhe vdekshmërisë që sjell. Sipas shefes se Departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino, ky koronavirus ka vdekshmëri të lartë pasi prek organe të rëndësishme jetësore dhe agravon shëndetin menjëherë. “Ky virus shkakton shenja të sistemit respirator, të cilat në fillim mund të mos jenë të rënda, por që pësojnë një rëndesë në një hark shumë të shkurtër kohor. Rëndimi i sëmundjes, vështirësia në frymëmarrje duhet menjëherë të na çojë te mjeku. Përveç dëmtimit të organeve të frymëmarrjes, pra mushkërive, ky virus shkakton edhe prekje të veshkave”, tha Bino. Ndonëse koronavirusi, qe u shfaq ne Arabine Saudite, është afruar tashmë në Francë, Shqipëria mund të riskojë vetëm nga lëvizjet e qytetarëve në vendet e prekura, pasi tashme është konstatuar se koronavirusi po përhapet nga njeriu tek njeriu. Megjithatë Bino thekson se nuk ka vend per panik, pasi situata po mbahet ne kontroll. Sipas mjekëve ajo cka e ka vënë botën në alarm, por sidomos javët e fundit është që një pacient në Francë është infektuar kur ka qenë në të njëjtën dhomë me pacientin me koronavirus. Për momentin mjekët nuk shikojmë që ka një rrisk për Shqipërinë, por megjithatë ata po monitorojmë situatën çdo ditë. Specialistë të ISHP-së mohojnë faktin që ky virus mund të jetë prodhuar në laborator, për qëllime biznesi të kompanive farmaceutike që duan të shesin ilaçe. Silva Bino ka thënë dje në media se përkundrazi viruset duhen marrë seriozisht, duhet të mbrohemi prej tyre, pasi shpesh ata pësojnë mutacione dhe bëhen edhe më agresivë.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
ISHP: 15 raste me malarie, ska vend për panik
Instituti i Shëndetit Publik raporton për vetëm 15 raste me malarie në Shqipëri, por veçse jo autoktone, por raste të importuara nga jashtë. Kjo jep arsye sipas Institutit të Shëndetit Publik që njerëzit të mos alarmohen dhe të mos vihen në panik. Gjithashtu drejtori i këtij institucioni u shpreh se është përgatitur një plan masash, i cili do të përqendrohet më tepër në zonat turistike, aty ku kanë qenë dhe më të shumta rastet me malarie si përgjatë bregdetit të Vlorës por edhe të Durrësit. Ndërkohë ai ka bërë thirrje pushtetit vendor për zbatimin e këtij plani i cili ka dhe fondet e mjaftueshme. “Aty ku rasti është i identifikuar, nga Tirana, nga Vlora, shumica nga Durrësi, nga Shijaku, nga Fieri, ISHP ka çuar ekipet e veta të specialistëve për të verifikuar në terren jo tashmë individin, i cili është i konfirmuar por kontaktet e tij, që ka kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Adrian Hoxha, drejtor i ISHP-së. Denzifektimi është një nga masat më emergjente që duhet të merret, për parandalimin e kësaj sëmundjeje, e cila përhapet nëpërmjet mushkonjës anafele. Por aktualisht denzifektimi nga ajri nuk mund të kryhet, është vendosur vetëm për dezinfektimin nga toka.