E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni Femijet Shqiptare dhuron ndihma hotelerie dhe medikamente per spitalin e Kucoves

Znj. Liri Berisha vizitoi spitalin e Kucoves ku fondacioni dhuroi ndihma te shumta per kete spital si batanije carcafe jasteke si dhe medikamente te ndryshme qe nevojiten ne raste emergjence

Nje tjeter veprimtari e fondacionit Femijet Shqiptare eshte shenuar ne kalendarin e ngjeshur te diteve te fundit te vitit. Liri Berisha dhe bashkepunetore te ketij fondacioni moren rrugen drejt Jugut per tu ndalur ne komunen e Lapardhase ne Berat si dhe ne spitalin e Kucoves. Fale nje bashkepunimi me perfaqesues te pushtetit lokal te komunes Otllak ne shkollen e mesme te bashkuar Koco Brisku u konsolidua nje bashkepunim i frytshem per pajisjen e bibliotekes se kesaj shkolle me rreth 550 libra nga te cilet 320 jane tituj librash dhe nje sasi ndihmash humanitare per femijet e verber femijet e policeve te vrare dhe femijet jetime. Ne fjalen e saj presidentja e fondacionit Femijet Shqiptare kujtoi traditen e kesaj zone ne arsimimin e femijeve. Besoj se kam zgjedhur dhuraten e denje per ju libra per biblioteken e shkolles. Por kujtoj se keni pasur fatin qe nje pjese e prinderve tuaj kane mesuar nga mesues te shkelqyer te denje per universitete. Cdokush kujton me respekt mesuesen e letersise dhe gjuhes shqipe qe punoi ne Dyshnik dhe ne Lapardha vite te tera znj. Milika Jaho. Dhe nuk ngurrova tju sillja libra ne kete prag festash sepse librat jane pasqyre e asaj cfare jemi. Me nje liber ne dore me dije ne mendje e ardhmja juaj eshte e denje si per cdo qytetar tjeter te bashkesise evropiane - u shpreh znj. Berisha ne fjalen qe mbajti perpara 1000 nxenesve qe ishin grumbulluar ne nje atmosfere festive. Me pas znj. Berisha duke vizituar ambientet e shkolles shtoi Natyrisht keta libra nuk mjaftojne. Merreni kete dhurate si shenje te nje rruge te cilen ju do ta plotesoni vete. Shtoni nga nje liber ne kete biblioteke sepse mos ju vellezerit motrat tuaja do ti prekin ata. Nje popull i kulturuar kurre nuk zhgenjen ai di te ndertoje sepse ka ditur te lexoje me e rendesishmja di te mendoje dhe te respektoje. Jam e bindur se ju nuk do zhgenjeni prinderit dhe mesuesit tuaj nese do tu besoni librave. Por mbi te gjitha jam e bindur se mes jush pas 10 apo 20 vjetesh mund te jete nje mjek nje poet nje inxhinier nje politikan i zoti. Veprimtaria me tej u zhvendos ne qendren e kultures ku u shperndane ndihma per femijet ne nevoje. Perfaqesues te shoqates se te verberve te jetimeve pershendeten dhe falenderuan te gjithe faktoret qe u kujdesen per ta. Vilma Vavla nje vajze e verber kujtoi se jeta eshte e bukur kur kupton se ke prane ndihmen e shoqerise. Ajo kujtoi se nuk ndiheshin vetem asnjehere pavaresisht fatit. Ndersa Renata Visha jetime falenderoi familjen e madhe qe njeh prej kohes qe nuk i ka me prinderit fale kujdesit te znj. Berisha dhe autoriteteve te zones qe nuk e harrojne asnjehere.

Pa harruar profesionin e saj si mjeke kujdesin e vazhdueshem per te semuret znj. Liri Berisha vizitoi spitalin e Kucoves ku fondacioni dhuroi ndihma te shumta per kete spital si batanije carcafe jasteke si dhe medikamente te ndryshme qe nevojiten ne raste emergjence. Edhe ketu mes nje bisede te ngrohte mes kolegesh dr. Berisha tha se per nje spital e per te semuret per koleget qe punojne me perkushtim asnjehere nuk te lodh ndihma qe u jep por meraku qe ke per te bere dicka me shume me mire. Gjate vizites ne kete spital ajo takoi dhe bisedoi me paciente te shtruar te cilet e falenderuan per kujdesin e saj. Gjithashtu znj. Berisha shtoi Arsyeja qe jam ketu eshte e thjeshte por njerezore. Mund te gaboj ne ate se cfare ka nevoje nje shkolle apo kopsht femijesh por kurrsesi cfare i duhet nje spitali pasi e njoh njesoj si ju deshiren per te pasur kushte te mira per pacientet mjete ndihmese qe lehtesojne detyren dhe punen e madhe te mjekut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›