E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy te dehur rrihen me gur njeri vdes tjetri ne koma

Sipas policise se Durresit ka qene nje zenke e momentit midis dy personave te cilet duke qene ne gjendje te dehur kane filluar qe ta godasin me gure qe gjendeshin aty prane njeri-tjetrin

Ka qene ora 0700 e mengjesit kur policia e Durresit eshte njoftuar se jane gjetur dy trupa ne stacionin e trenit ne Shkozet njeri prej te cileve nuk kishte me shenja jete. Nga kalimtare te rastit jane gjetur trupat e Krenar Mustafes 42 vjec qe kishte nderruar jete dhe i Astrit Pikut 49 vjec banues ne Durres qe ishte ne gjendje te fiketi dhe me plage te renda. Nje vrasje e mbeshtjelle me paqartesi eshte cilesuar kjo ngjarje nga burimet e policise se qytetit te Durresit te cilet kane vajtur menjehere pas sinjalizimit ne vendngjarje. Rreth ores 1600 te se premtes policia e Durresit ka konfirmuar se ka kryer arrestimin e Astrit Pikut ne Spitalin Rajonal Durres ku edhe ndodhet aktualisht ne gjendje kome ne repartin e Reanimacionit. Ndalimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se ne gjendje te dehur ka goditur me gure duke i marre jeten Krenar Mustafes. Pas ekspertizes mjekoligjore eshte konstatuar se edhe viktima ka qene ne gjendje te dehur para se te humbte jeten.

Ngjarja

Dy personat jane konfrontuar mes tyre ne gjendje te dehur dhe njeri ka vdekur ne vend kurse tjetri eshte ne gjendje kome. Konkretisht gjate oreve te para te premtes ne lagjen nr. 14 Durres ne afersi te trasese se shinave te trenit prane viktima Krenar Mustafa 42 vjec banues ne Durres dhe Astrit Piku autori i dyshuar i ngjarjes te ndodhur ne gjendje te dehur jane konfliktuare goditur me gure me njeri-tjetrin. Si pasoje e goditjeve te marra Krenar Mustafa ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ndersa ka mbetur i demtuar rende nga plaget qe kishte marre ne koke personazhi tjeter Astrit Piku i cili eshte rrezuar pa ndjenja ne nje kanal aty prane. Rreth ores 0700 te dites se djeshme nga kalimtare te rastit jane gjetur trupat e Mustafes qe kishte ikur nga kjo bote dhe e Pikut qe ishte ne gjendje te fiketi dhe me plage te renda. Viktima eshte derguar ne morgun e spitalit te Durresit ndersa i plagosuri Piku eshte nisur urgjentisht per ne spitalin rajonal te ketij qyteti ku edhe ndodhet aktualisht ne gjendje kome ne repartin e Reanimacionit. Po ne kete spital jane kryer edhe procedurat e arrestimit te tij si i dyshuari kryesor i kesaj vrasjeje te ardhur ndoshta nga teprimi me pijen.

Hetimi

Menjehere pasi policia ka mberritur ne vendngjarje ka filluar edhe hetimet per te bere edhe zbardhjen e ketij krimi qe ka qene i mbeshtjelle fillimisht nga nje hije misteri pasi nuk dihej se si mund te kishte vajtur ngjarja. Por pas ekzaminimit mjekoligjor te trupi te viktimes u konstatua se pervec plageve te marra ne trup nga mjete te forta rezultoi se ai ka qene ne gjendje te dehur. Po e njejta diagnoze ka dale edhe tek autori i dyshuar i ngjarjes i cili aktualisht ndodhet ne gjendje kome ne spitalin e Durresit. Rreth ores 1600 policia e Durresit ka zbardhur edhe ngjarjen duke bere edhe arrestimin e Pikut. Sipas policise se Durresit ka qene nje zenke e momentit midis dy personave te cilet duke qene ne gjendje te dehur kane filluar qe ta godasin me gure qe gjendeshin aty prane njeri-tjetrin. Burime nga policia u shprehen se po vazhdon puna per zbardhjen dhe dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje nderkohe qe materialet procedurale per vepren penale te vrasjes nga pakujdesia iu kaluan per hetime te metejshme prokurorise se Durresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›