Festohet Krishtlindja ne Tirane

Mijëra besimtare te krishtere ne Shqipëri, festojnë lindjen e Krishtit. Meshat për këtë dite, kane filluar qe mesnatën e te premtes, për besimtaret katolike. Ne ceremoninë, e zhvilluar ne katedralen e Shën Palit ne Tirane, kane qene te pranishëm qindra besimtare. Ne fjalën e tij, Imzot Rrok Mirdita, duke u uruar besimtareve dashuri dhe paqe u beri thirrje atyre, te udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia. Ndërsa ne orët e para te mëngjesit te sotëm, Kryepeshkopi i Tiranes, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ne meshën e mbajtur pranë kishës ortodokse ne Tirane, iu drejtua besimtareve me urimin për te qene me te dashur me njeri-tjetrin. Krishtlindja është një nga festat me te rëndësishme te se krishterëve. Ajo festohet çdo vit më 25 dhjetor, ditën kur besohet se lindi Jezu Krishti.
Shpërndaje