Fillim i mbarë për Shqipërinë, fitojnë 3:1 ndaj Qipros

Është ndezur stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”mbrëmjen e sotme. Shqipëria e Giani De Biassit e ka nisur në mënyrën më të mire fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, Brazili 2014. Shqipëria ka fituar ndeshjen e parë me Qipron me rezultat 3 me 1.
Gëzimi i parë në ndeshje erdhi në minutën e 36, kur i riu Sadiku realizoi golin e parë në ndeshje. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Qipro barazon duke shfrytëzuar një pakujdesi në mbrojtje.
Por Shqipëria me mentalitetin fitues që e ka krijuar De Biassi kthehet në minutat e fundit të ndeshjes. Dy zëvëndësuesit në këtë takim, Çani dhe Bogdani realizuan në minutat 84 dhe 87 për fitoren e Shipërisë.
Vlen të dallohet goli i jashtëzakonshëm i Bogdanit, i cili realizoi nga një distancë e largët me një gjuajtje fantastike.