"Fonde në Bankën Qeveritare për Tallje me Publikun"
Në gazetën "RD" lexova këtë pjesë nga një intervistë me Ministrin e Mjedisit: "…Do të ketë një spot televiziv, dhe jemi duke parë mundësinë e sigurimit të fondeve për transmetimin e tij në disa media kryesore dhe lokale të vendit. Ndërgjegjësimi i qytetarëve mbetet parësor për ne, pasi masat për rritjen e ndërgjegjësimit nuk kanë shoqëruar në mënyrë proporcionale zhvillimet në mbrojtjen e pyjeve… (RD, 18 Maj 2008) (!)
Më duket qesharake që ministria të thotë se akoma s'ka arritur të gjejë para për transmetimin e reklamës televizive nga e cila përbëhet "fushata sensibilizuese". Ministria po shikon mundësi të ndryshme që të sigurohen fondet, por sa për siguri se mos Ministria e Financave nxehet dhe e përjashton nga buxheti i mesit të vitit, bëjeni zemrën gur dhe falni dy lekë për mjedisin.
Të dhënat për transferta bankare: Emri i Bankës: Banka Qeveritare për Talljen me Publikun… Emri i Llogarisë: Tallja e radhës nga dikush me pushtet.