E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondet e BE-së, Berisha: Kërcënohen nga fshesa në administratë

TIRANË-Këshilli i Mnistrave miratoi të mërkurën vendimin për decentralizimin e përdorimit të fondeve të Komisionit Europian(KE).

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha njoftoi sot në mbledhjen e radhës së qeverisë se vendi ynë bëhet i pari në rajon, i aftë të prokurojë me institucionet e veta fondet e vëna në dispozicion nga BE.

“Ne jemi vendi i parë në rajon që të kualifikon administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE-së. Për këtë qëllim janë ngritur njësitë përkatëse, më e madhja është në MF, por krahas saj funksionojnë njësitë në të gjitha ministritë e linjës, të kualifikuara dhe më së fundi të certifikuara nga vetë ekspertët e fushës së KE”- tha Berisha.

Ai akuzoi kreun e PS-se Rama si bllokuesin për tre vite të mijëra eurove që vendi mund të kishte përfituar nga statusi kandidat.

Berisha theksoi se vendi e meriton statusin kandidat që shpreson të merret në dhjetor, por deklaroi se kërcënimi është i madh, nga fshesa që pritet në administratë.

“Besojmë dhe urojmë që statusi të merret në dhjetor të jepet në mënyrë që Shqipëria të përfitojë qindra milionë euro në të gjithë fushat që i ka shumë të nevojshme. Mbetet problem serioz faktori, kushërirë që drejton tenderin e fshesës ndaj administratës, është zgjedhur me përparësi të madhe dhe imagjinoni një investim kolosal që është bërë të futet në rrethin e kuq pa u ulur akoma dhe të zëvendësohet me njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë për këtë projekt, kjo do të thotë se vendi mund të marrë statusin, mund të mos përfitojë fondet që rrjedhin nga marrja e tij. Kërcënimi është shumë serioz, por e rëndësishme është që kjo përbën arritje të madhe për vendin”- tha Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›