E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet sjellin rikonstruksion per 7 objekte monumentale

Shtate objekte monumentale, si dhe te gjitha fasadat qe ndodhen ne zonen muzeore te qytetit te Gjirokastres, pasuri boterore e UNESKO-s prej 3 vjetesh, i jane nenshtruar ditet e fundit rikonstruksionit total, permes nje investimi prej 1.3 milione dollaresh, akorduar nga qeveria. "Permes ketij fondi do te rehabilitohet shtepia e Angonateve, Cabej, Gurgai, Kabilateve, Kikino, Cene etj.", tha drejtori i Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te qytetit muze te Gjirokastres, Rajmond Kola.

Shtate objektet qe do te rikonstruktohen

Banesa e Angonateve

Ndodhet ne qender te zones historike, ne nje vend mjaft dominues. Ajo eshte ndertuar ne vitin 1881 dhe shquhet per nje konceptim tjeter ne krahasim me tipologjine klasike te baneses gjirokastrite.

Banesa e Babameto-Cabejt

Eshte Monument i Kategorise se Pare dhe ndodhet ne lagjen Hazmurat. Fillimisht banesa ka qene e variantit me nje krah, me zhvillim planimetrik te pabarabarte. Katet e banuara kane qene me te shtrira se kati perdhe. Datimi i ketij objekti ka mbishkrimin 1866.

Banesa Gurgai

Eshte nje Monument i Kategorise se Dyte dhe ndodhet ne lagjen Pazari i Vjeter. Rreth pese vjet me pare kjo banese ka pesuar demtime mjaft te renda.

Banesa Kikino

Ndodhet ne lagjen Manalat, ne nje terren disi te pjerret. Ajo eshte nje nga shembujt me te goditur te baneses gjirokastrite. Ndertimi i saj daton ne vitin 1825. Banesa eshte e variantit te zhvilluar me nje krah. Ne gjendjen e sotme, banesa ruan shume mire strukturen kompozicionale te saj, por ne brendesi ajo ka pesuar disa ndryshime. Si shume banesa te tjera te ketij varianti ajo shquhet per qartesi, kompaktesi dhe zhvillim dinamik te njesive kompozicionale.

Banesa Cene

Eshte Monument i Kategorise se Pare dhe ndodhet ne lagjen "Varosh". Banesa ka pesuar demtime te renda, te cilat e kane cuar gati ne rrenim. Nderhyrja parashikon rikonstruksion te saj te plote.

Banesa e Kabilateve

Eshte ndertesa me e madhe ne Gjirokaster, monument i Kategorise se Pare. Megjithese e demtuar gjate Luftes se Dyte Boterore nga bombardimet, banesa ruan mjaft mire vlerat e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›