Parlamenti irakian voton pro kthimit të 6 ministrave suni në qeveri
Parlamenti irakian votoi pro kthimit të 6 ministrave suni në qeverinë e udhëhequr nga shiitët të kryeministrit Nuri al-Maliki. Kjo votë shihet si një hap përpara drejt pajtimit politik kombëtar.
Parlamenti votoi sot për t'i shtuar kabinetit 6 ministrat, të cilët do të mbushin vendet e mbetura bosh, pasi një bllok shiit u largua nga qeveria vitin e kaluar. Edhe blloku suni u tërhoq vjet nga qeveria.
Ndërkaq, kryeministri britanik Gordon
Braun tha se synon të pakësojë numrin e trupave britanike në Irak, por nuk
pranoi të japë ndonjë afat kohor për tërheqjen. //bsa//