Aleksander Gjoka bashkohet me te birin

Edhe pse kete periudhe e ka jashtezakonisht te ngarkuar me koncerte, duket se keto ditet e fundit Aleksander Gjoka ia ka dedikuar teresisht te birit, i cili ndodhej ne Tirane per te kaluar pak kohe pushime. Por, ndersa prej vitesh familja e tij eshte vendosur ne Itali, ndoshta Sandri ende e ka te veshtire te mesohet me mungesen e saj. Dhe duket, se me shume se gjithcka tjeter, ai ndjen vecanerisht mall per djalin, me te cilin thuhet se eshte shume i lidhur. Ne pergjithesi jemi mesuar, qe Sandrin ta gjejme ne shoqerine e miqve, apo edhe te ndonje gote me birre. Te tilla jane pamjet "tradicionale" te kengetarit ne faqet e shtypit te bulevardit. Ndersa paparazzi yne na sjell fotot ekskluzive te Aleksander Gjokes ne shoqerine e te birit, 20-vjecar. Ai quhet Rei dhe prej disa vitesh jeton dhe studion ne Itali. Ka qene pikerisht shkolla e femijeve, qe e ka detyruar familjen e kengetarit te vendoset ne shtetin fqinje. Ndryshe nga sa mund te hamendesohet per ndonje divorc te mundshem mes Sandrit dhe bashkeshortes se tij, Rites, mund te themi me plot bindjen se dicka e tille nuk ka ndodhur mes tyre. Thjesht, synimi per t'iu dhene femijeve nje edukim perendimor, i ka bere te vendosen ne Itali. Por stina e nxehte dhe pushimet e kane kthyer Rein ne Tirane, ku ka qendruar jo vetem prane te atit, por edhe eshte ritakuar me disa prej shokeve te femijerise. Gjate diteve te qendrimit te djalit ne Shqiperi, kengetari i njohur ka synuar t'i kushtoje sa me shume kohe qendrimit me djalin, duke refuzuar madje edhe koncerte, ose ne te kundert duke e pasur Rein me vete. Por edhe Rei duket shume i lidhur me Sandrin, ndaj edhe ne ambiente publike dhe me shume njerez, ai nuk ngurron t'i hedhe te atit doren ne qafe. Kjo tregon se ne marredheniet e tyre, ata jane edhe shoke. Por nga miqte e artistit, mesojme se dje Rei eshte nisur serish drejt Italise, ku jeton me nenen e tij dhe te motren, tre vite me te vogel. Ky fakt e ka trishtuar Sandrin pa mase, qe duket se e vuan mospranine e vazhdueshme te Reit, por edhe te gjithe familjes ne jeten e tij. Megjithate, ndoshta per hir te punes, impenjimeve artistike dhe reputacionit, qe ka ne Shqiperi, Sandri nuk vendos te largohet. Por ai eshte nje prej pasagjereve te shpeshte ne linjat e avioneve apo trageteve qe shkojne drejt Italise, sepse gjen shpesh mundesine per te takuar familjen.
Impenjimet e veres
Duke qene se familja e tij eshte larg, duket se Sandri eshte nga ata tipa, qe nuk mendojne shume per pushimet. Por atehere kur ai vendos te pushoje eshte e sigurt, qe do te marre avionin per te fluturuar drejt Italise. Kete vere impenjimet e tij jane kryesisht te fokusuara te koncertet. Eshte sezoni, kur te gjithe kengetaret arrijne maksimumin e ofertave. Dy dite me pare Sandri ka qene ne Velipoje, se bashku me kengetarin Redon Makashi, ndersa java e ardhshme e gjen ne te tjera koncerte brenda Shqiperise. Megjithate eshte e sigurt, qe edhe kete vere do te gjeje kohen e mjaftueshme per t'u ritakuar me familjen.