Fondi Europian i shpetimit i jep 4.2 miliarde euro Greqise

Fondi i Shpëtimit Europian ka konfirmuar dhënien e këstit prej 4,2 miliardë euro Greqisë të cilat do të garantojnë nevojat financiare aktuale të shtetit grek. Konfirmimin e ka bërë drejtori i këtij fondi, Klaus Regling, i cili ka shpjeguar se pjesa tjetër e kësaj shume prej 1 miliardë euro do t’i akordohet Athinës pas muajit qershor, ku Greqisë do t’i duhet të bëjë të tjera marrëveshje për ndihmat financiare me partnerët kryesor ndërkombëtarë. Dhënia e fondit të ndihmës ka ardhë në një moment kur rasti i Greqisë ka rënduar mbi bursat dhe ka rritur frikën e BE për një falimentim të vendit. Ndihma ndërkombëtare është një shenjë e mbështetjes së BE por që për momentin kalon në plan të dytë përballë kaosit politik të gjeneruar nga zgjedhjet e së dielës së kaluar. Pas dështimit të dy partive me votat më të larta parlamentare, për të krijuar një koalicion qeverisës, tashmë radha i ka kaluar kreut të Pasok, Venizellos. Lideri i socialistëve grek ka deklaruar se do të përpiqet të arrij në një marrëveshje, por gjasat janë të shumta për një rikthim të zgjedhjeve në qershor. Ashtu sikurse janë të shumta edhe për një dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona. Hipoteza këto të shtuara nga qëndrimi i disa liderëve politikë anti- europian. Por ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schaeuble është shprehur i prerë se “Nëse greqia vendos të dalë nga euro, nuk mund ta detyrojmë të qëndrojë. Do të jenë ata të cilët do të vendosin nëse qëndrojnë ose jo. Kryefinancieri gjerman ka shtuar se ajo që është e sigurt është fakti se Greqia duhet të respektojë angazhimet e marra me kreditorët dhe të realizojë reformat e premtuara nëse synon të qëndrojë në Eurozonë. Me të njëjtin ton përgjigjet edhe ministri i jashtëm gjerman Guido Ëesterëelle. Jam shumë i shqetësuar atë që po dëgjojë sëfundmi nga disa politikanë grekë, ka thënë kreu i diplomacisë gjermane, duke iu referuar deklaratave të Cipras, i cili ka kërkuar anullimin e marrëveshjes me trojkën për kreditë e akorduara në ndihmë të vendit. Lideri i Syrizës në një letër drejtuar Trojkës ndërkombëtare kërkonte mbylljen e marrëveshjes, ndërkohë që kërkonte një takim zyrtar me Francois Hollande dhe Angela Merkel për të shpjkeguar idetë e tij. Por ka marrë refuzimin e kancelares e cila ka deklaruar se nuk mund të bëjë takime me lider partishë, por me krerë të shteteve dhe qeverive.