Perfundon konferenca e komandanteve te NATO-s
Ka përfunduar punimet Konferenca e Komandantëve të Forcave Tokësore të NATO-s dhe vendeve partnere. Në këtë konferencë morën pjesë komandantët e Forcave Tokësore të 28 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe 14 vendeve të tjera partnere. Gjatë konferencës është diskutuar për strategjinë e re të NATO-s “Smart Defence” që do të thotë “Mbrojtje e Zgjuar” dhe që pritet të miratohet në samitin e Cikagos. Gjithashtu komandantet e forcave tokesore te vendeve te aleances ka diskutuar edhe për politikat e trajnimeve të përbashkëta dhe të mbështetjes pas vitit 2014, trajnimin me NATO-n dhe vendet partnere dhe operacionet e përbashkëta paqeruajtëse.