Merkel: Greqia jashtë Eurozonës katastrofë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se do të ishte katastrofike nëse Greqia do të dilte nga eurozona, e cila nga ana e saj do të dobësohej jashtëzakonisht. 'Kemi marrë vendimin t`i përkasim një bashkimi monetar. Ky është një vendim jo vetëm monetar, por edhe politik', deklaroi Merkel në një intervistë për rrjetin televiziv BBC.
'Do të ishte katastrofike nëse i thoshnim një vendi që ka vendosur të jetë bashkë me ne se nuk të duam më', shtoi Merkel.
'Veç kësaj, konventat europiane nuk e lejojnë. Njerëzit në gjithë botën pyesin: kush do të jetë tjetri. Eurozona do të dobësohej jashtëzakonisht', theksoi ajo.
'Greqia është në qendër të planeve evropiane të shpëtimit, ka përpara një rrugë të gjatë e të vështirë, por do të ishte një gabim kolosal politik të lejohej që Greqia të braktiste euron', shtoi Merkel.