E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 5.5 km rrugë në rrethin e Mallakastrës

Kjo rrugë është drejt përfundimit. Në të është duke u punuar në disa segmente të fundit dhe përfundimi i kësaj ndërhyrje do tu shërbejë 5000 banorëve të komunës së Heklait, në rrethin e Mallakastrës. Kjo rrugë do të lehtësojë komunikimin e 4 fshatrave, të cilat më parë kanë komunikuar me një rrugë të amortizuar.
 

Janë 5.5 km, të cilët do të lidhin këto komuna me rrugën nacionale Ballsh-Tepelenë. Benet Beci, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke parë punimet tha se fermerët e këtyre zonave janë të parët që përfitojnë nga ky plan i zhvillimit rajonal.
 

Sapo kalon komunën Hekal, km e asfaltuar në pak minuta të cojnë drejt destinacionit ku gjenden gjurmët më te herhsme historike iliro-romake. Parku antik i Bylisit, një nga thesaret e gjetjeve arkeologjike, pritet të ketë numër më të lartë të vizitorëve.
 

Vetë banorët e komunës Hekal thonë se e kanë më të lehtë të vazhdojnë aktivitetin e tyre ekonomik, si dhe fëmijët shprehen se rruga i çon drejt shkollës.
 

Ekepertët thonë se rruga do të paiset më të gjitha elementët e nevojshëm të infrastructures, si trotuare, sinjalistikat, kanalizimet e ujrave të bardha, ura dhe mure mbajtëse-punë që po bëhet nga e para.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›