E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji anti-duhan në Lezhë, vështirësi zbatimi në dimër

Ligji antiduhan nuk ka marrë ende pergjigje nga subjektet e sherbimeve private ne Lezhe, ne te cilat vazhdohet te konsumohet duhan. Veshtirësite per te vene nen kontroll gjendjen lidhen me faktin se numri i inspektoreve eshte i vogel, nderkohe qe institucionet shteterore dhe ato private arrijne te jene mbi 1 mije.
 

Per shefin e higjenes ne Drejtorine e Shendetit Publik ne Lezhe, Gazmend Brahja, aktualisht ka nje ndergjegjësim si te qytetareve ashtu edhe te nje pjese te subjekteve, por puna do te veshtirësohet ndjeshem gjate stines se dimrit, pasi duhanpiresit do tu drejtohen ambjenteve te brendshme ne lokale apo institucione te ndryshme.
 

Ende nuk eshte marre asnje mase ndeshkimore per rastet e shkeljes se ligjit anti-duhan ne Lezhe, ndersa behet e ditur se jane bere konstatimet ne procesverbalet e inspektoreve, duke lene edhe detyra perkatese ndaj kundravajtesve. Sipas pergjegjesit te higjenes ne Lezhe ,Gazmend Brahja, eshte e nevojshme qe edhe vete qytetaret te behen pjese e kesaj nisme dhe te denoncojne per rastet e konstatuara prej tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›