Pranimet në Universitete, deri nesër kohë për 7 mijë maturantët

Maturantët do të kenë kohë të regjistrohen si fitues në Universitet deri në mesnatën e datës 23 shtator. Drejtoresha e Arsimit të Lartë Publik dhe Privat Edlira Late i bëri thirrje maturantëve që të regjistrohen, pasi në të kundërt ata do të eleminohen nga sistemi.
Sipas drejtoreshës deri në orën 11:00 të ditës së sotme janë regjistruar rreth 20 mijë maturantë.
Sipas MASH regjistrimi on-line ka rezultuar mjaft i sukseshëm. Gjithsej në Universitetet publike janë 27 mijë kuota.