E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi i pronave, ndryshohen 4 nene te draftit

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka ndryshuar dje kater nene te ligjit mbi fondin e kompensimit te pronave pas kerkeses se Ministrise se Financave, Ministrise se Drejtesise dhe Agjencise Kombetare per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.
Keshtu, ne nenin 4 te tij, pas kerkeses se qeverise, llogaria e fondit te kompensimit nuk do te cilesohet me “special” dhe do te raportohet ne fondin e konsoliduar te qeverise. Nderkohe, ne nenin 8 eshte shfuqizuar vendimi 610 i Keshillit te Ministrave, date 11.06 2009, pasi ai prek te njejtat eshtje, si edhe projektligji. Neni 9 u hoq fare, ndersa ne piken 2 te nenit 3 u hoq fjala “financiar” nga kompensimi pas kerkeses se kreut te AKKP-se, Elvis efa. Nderkaq, ne nje deklarate pas mbarimit te mbledhjes se djeshme, efa theksoi se me kete projektligj, edhe nese fondet vjetore te buxhetit nuk perdoren ngjate vitit, ata nuk digjen, por kalojne per vitin tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›