E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri belg nesër vizitë në Tiranë

Kryeministri belg Yves Leterme nuk ka anuluar vititën e parshikuar por
do të vizitojë nesër Tiranën. Ai do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Vizita e tij në Shqipëri do të nisë me takimin me kryeministrin Berisha në orën 09:00 në kryeministri dhe më pas edhe me krerët e tjerë të shtetit.
Kryeministri Berisha lajmëroi sot shtyrjen e vizitës së kryeministrit belg Leterme pas aksidentit tragjik ku pas përplasjes së dy trenave në Belgjikë humbën jetën 25 persona.
Ndërkohë kryeministri belg Leterme anuloi sot vizitën në Prishtinë pas akidentit hekurudhor të ndodhur në Belgjikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›